ShowBiz
Në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta, Fatmir Spahiu kujton Faruk Begollin me një foto unike
Demokracia
14:41 | 23 Gusht 2022

Share:

Kanë kaluar 15 vite që kur legjenda e filmit shqiptar, Faruk Begolli, u nda nga jeta.

Një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare iku nga kjo botë me 23 gusht 2007 në Prishtinë, qytetin që i dha aq shumë nga vetja.

Në përvjetorin e vdekjes së tij padyshim nuk ka munguar një kujtim nga njëri nga njerëzit më të afërt të tij, Fatmir Spahiu.

Aktori i njohur ka publikuar një fotografi unike ku shihen në momente argëtimi me profesorin.

‘’15 vjet pa Fakin’’, ka shkruar Fatmiri sipër fotografisë

Të ngjashme