Lajme
Ndryshon kabineti qeveritar në Shqipëri, kush do të jenë shtatë ministrat e rinj
Demokracia
18:41 | 04 Shtator 2023

Share:

Socialistët, në mbledhjen e Asamblesë, kanë zgjedhur sekretariatin e ri, si dhe janë informuar për ndryshimet në qeveri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ndryshimet e bëra:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë emërohet Ervin Mete

Ministri për Evropë dhe punët e Jashtme emërohet Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu

Ministri i Bujqësisë Anila Denaj

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu

Ministër Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për pushtetin vendor Arbian Mazniku.

Kryeministri shqiptar dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij drejtuar sot Asamblesë Kombëtare të PS-së, paraqiti sot kandidaturat edhe për Sekretarët e rinj të PS.

Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.

Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.

Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.

Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.

Të ngjashme