Lifestyle
Ndotja e ajrit lidhet me sëmundjet e rrezikshme të zemrës
Demokracia
19:47 | 02 Maj 2023

Share:

Duke përdorur të dhëna nga 2025 spitale në Kinë, studiuesit zbuluan se ndotja e ajrit rrit rrezikun e rrahjeve të parregullta të zemrës.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është i lidhur me një rrezik në rritje të rrahjeve të parregullta të zemrës, sipas një studimi të madh në 322 qyteteve kineze.

Dy gjendje të zakonshme të rrahjeve të parregullta të zemrës – të njohura si aritmi – janë fibrilacioni atrial dhe dridhja atriale, të cilat të dyja mund të përparojnë në sëmundje më serioze të zemrës. Ato prekin rreth 59.7 milionë njerëz në mbarë botën.

Dëshmitë që lidhin ndotjen e ajrit me aritminë kanë qenë të paqëndrueshme, por një studim i ri i publikuar në CMAJ (Canadian Medical Association Journal) ka zbuluar se ekziston një lidhje midis ndotjes së ajrit dhe rritjes së rrezikut të këtyre kushteve.

Për të gjetur këtë lidhje, studiuesit kinezë vlerësuan ekspozimin në çdo orë ndaj ndotjes së ajrit dhe shfaqjen e papritur të simptomave të aritmisë duke përdorur të dhëna nga 2025 spitale në 322 qytete kineze.

Ndotja e ajrit në Kinë është shumë më lart se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për cilësinë e ajrit.

“Ne zbuluam se ekspozimi akut ndaj ndotjes së ajrit shoqërohej me rrezik të shtuar të aritmisë simptomatike,” tha Dr Renjie Chen, nga Universiteti Fudan në Shangai.

Të ngjashme