Sport
“Ndoshta do të më vrasin për këto fjalë”: Ish-kapiteni i Rusisë kritikon shtetin e tij për sulmet në Ukrainë
Demokracia
21:30 | 15 Qershor 2022

Share:

Ish-kapiteni i kombëtares së Rusisë, Igor Denisov, ka kritikuar sulmet ndaj Ukrainës nga shteti i tij, ndërsa ka pranuar se komentet e tij mund ta vënë jetën e tij në rrezik, pasi që sipas legjislacionit të sapo miratuar nga Rusia qytetarët ndalohet të denoncojnë konfliktin dhe rrezikojnë burgim deri në 15 vjet.

Igor Denisov është treguar shumë guximtar, duke dalë në kundërshtim me vendimet e shtetit rus për të sulmuar Ukrainën. Ai gjatë një interviste ka thënë se dëshiron të flasë të vërtetën për tmerrin që po ndodh në Ukrainë.

”Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Tmerr i plotë, nuk e di, ndoshta do të burgosem ose do të më vrasin për këto fjalë, por po flas ashtu siç është,” tha ai për Nobel.

Ai shtoi se nuk ndihej krenar për kombin e tij tani dhe i kishte shkruar Presidentit, Vladimir Putin duke i kërkuar ndalimin e luftës.

”E kam thirrur presidentin rus dhe i kam thënë jam gati të gjunjëzohem para jush,” shtoi ai.

Denisov ishte një figurë kyçe për Rusinë nga viti 2008 deri në vitin 2016, duke u grumbulluar në 54 ndeshje, ndërsa edhe në një periudhë ka qenë si kapiten.

Të ngjashme