OpEd
Ndikimi i luftës në ekonomi, a mund të parashikojnë investitorët luftërat?
Demokracia
16:18 | 08 Mars 2022

Share:

The Economist

Nathan Rothschild, një bankier gjerman ndodhej në Waterloo kur Napoleoni humbi ndaj britanikëve. Ai e shndërroi shumë shpejt këtë mundësi për ta kthyer në një përfitim financiar. Pasi u kthye në Londër, ai përhapi thashethemet se Wellington kishte humbur, duke tronditur tregjet dhe bleu një sërë asetesh me çmime të lira. Pastaj lajmi i vërtetë u përhap në Britani dhe ai fitoi miliona paund.

Në vend që të përfitojnë, shumica e investitorëve humbasin para gjatë luftërave. Pavarësisht përgatitjeve, pushtimi rus i Ukrainës tronditi tregjet. Bilanci fiskal i vendit ka joshur investitorët e huaj drejt bonove.

Në nivelin më të lartë të tetorit dhe 24 shkurtit, indeksi i aksioneve ra me 60%. Por tre të pestat e kësaj ndodhi më pak se tre ditë para sulmit. Rënia më e madhe u shënua ditën e sulmit.

Kjo mungesë largpamësie i përshtatet një modeli historik. Aksionet europiane ishin të qëndrueshme edhe kur kryeduka austriak Franz Ferdinand u vra në qershor 1914. Vetëm kur konflikti dukej i pashmangshëm – disa ditë përpara se Austro-Hungaria t’i shpallte luftë Serbisë, në korrik filloi paniku mes investitorëve.

Edhe tregjet që supozohet se janë të përshtatura me rrezikun gjeopolitik, siç janë mallrat, kanë pasur luhatje. Pavarësisht nga grumbullimi i trupave irakiane në kufi, investitorët ishin të gabuar nga pushtimi i Kuvajtit në vitin 1990. Çmimet e naftës u dyfishuan në dy muaj pas ndërprerjes së prodhimit të naftës nga vendet më të fuqishme në botë.

Çmimet e pambukut u ulën kur filloi lufta civile amerikane në 1861. Një problem me të cilin përballen investitorët është se ata nuk janë të përgatitur për të vlerësuar rreziqet. Philip Tetlock, një studiues kanadez, vëren se parashikimet kërkojnë reagime të përsëritura në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të përmirësojnë parashikimet e tyre me kalimin e kohës.

Vendimi për të shpallur luftë varet nga liderët. Shumica e investitorëve duhet të mësojnë nga ndryshimet gjeopolitike. Vrasja e komandantit iranian Qassem Suleimani dhe testet bërthamore të Koresë së Veriut, kanë rritur më shumë mundësitë për të investuar.

A duhet që investitorët të heqin dorë nga përpjekjet për të parashikuar luftëra?

Merrni parasuysh mundësinë e një sulmi kinez në Tajvan, të cilin pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë tmerrësisht më real. Në rrezik nuk janë vetëm aksionerët e tsmc, një prodhues gjigant çipash, çmimi i aksioneve është dyfishuar që nga mesi i vitit 2020.

Ishulli në përgjithësi përbën një shtyllë të zinxhirit të furnizimit global nga i cili varen shumica e industrive – arsye e mjaftueshme që investitorët kudo që janë të mos tundin flamurin e bardhë./abcnews.al

Të ngjashme
OpEd • 17 Qershor 2024