Sport
Ndeshja e parë historike e Kosovës në Ragbi mbyllet me humbje
Demokracia
13:42 | 11 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në ragbi ka zhvilluar sot ndeshjen e parë historike, ku edhe ka pësuar humbje nga Sllovenia.

Në kuadër të Conference 2 – Rugby Europe që po zhvillohet në Maltë, Kosova e ka nisur aventurën e saj në këtë garë me humbje, duke u mposhtur nga Sllovenia me rezultat të thellë 22:5.

Ndeshja jonë e parë në kuadër të Conference 2 përfundon me humbje përkundër paraqitjes dinjitoze të djemve tanë.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet kundër Kombëtares së Sllovakisë me fillim nga ora 14:44, kurse ndeshjen e fundit Kosova do ta zhvillojë me fillim nga ora 19:14 kundër nikoqirit të kë saj gare, Maltës.

Sllovenia fitoi ndeshjen me rezultat 22-5 (12-5 pjesa e parë).

Të ngjashme