Lajme
Ndalohet zyrtari për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Demokracia
15:16 | 08 Shkurt 2021

Share:

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndaluar për 48 orë mbikëqyrësin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Komunën e Prishtinës, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, personi është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, shkruan Demokracia.com.

“Personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë

Njoftimi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës pa ndërhyrje:

Prishtinë, 8 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.​/Demokracia.com

Të ngjashme