Lajme
Ndalohen për 48 orë drejtori i Sekretariatit të KPK-së dhe një zyrtare tjetër
Demokracia
18:08 | 01 Mars 2021

Share:

Është ndaluar për 48 orë drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqin dhe një zyrtare tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Lavdim Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe një zyrtare tjetër e këtij institucioni, raporton Demokracia.com.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë shoqëruar në polici për intervistim lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet”, njofton prokuroria.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë policia ka njoftuar se të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Demokracia.com/

Të ngjashme