Lajme
Ndalohen dy automjete me targa vendore që dyshohen për kontrabandë me emigrantë nga Siria dhe Egjipti
Demokracia
16:53 | 21 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar dy automjete që drejtoheshin nga meshkuj kosovar në pikën statike tek ura e Bistricës në Zveçan, dhe se gjatë kontrollit në këto automjete policia ka vërejtur se ka emigrantë, shtetas të Sirisë dhe Egjiptit.

Emigrantët nga këto dy vende po shfrytëzonin Kosovën si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.

“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti
‘Kontrabanda me emigrantë’. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, njofton Policia e Kosovës.

Me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Të ngjashme