Lajme
Ndahen nga 500 euro për lehonat me asistencë sociale në Prishtinë
Demokracia
14:11 | 10 Maj 2022

Share:

Kuvendi Komunal në Prishtinë ka votuar për propozim-vendimin që ka të bëjë me subvencionimin, me nga 500 euro, për nënat lehona me asistencë sociale.

Këto të fundit do të jenë përfituese e skemës sociale, pasi me 47 vota pro u aprovua një propozim-vendim i tillë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Prishtinës është bërë e ditur se në bazë të trendit të viteve të fundit është përllogaritur se mesatarja e lindjeve të kësaj kategorie brenda një viti është 70.

Të ngjashme