Rrjeti kabllor amerikan NBC është gjiganti i fundit mediatik që bojkoton Shoqatën e Shtypit të Huaj Hollyëood (HFPA) për mungesën e diversitetit.
NBC, e cila ka transmetuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes që nga viti 1996, tha se nuk do të transmetonte shfaqjen në 2022 dhe dëshiron të shohë “reformë kuptimplote”, transmeton Demokracia.com.
ËarnerMedia, Netflix dhe Amazon Studios kanë refuzuar tashmë të marrin pjesë në ngjarje të lidhura me HFPA.
Golden Globes janë të dytët pas Oskars për nga profili.
HFPA, anëtarët e së cilës votojnë për çmimet e paraqitura në Golden Globes, është përballur me kritika me muaj që rrjedhin nga një raport i Los Angeles Times në shkurt që zbuloi se nuk kishte asnjë anëtar me ngjyrë për 20 vjet./Demokracia.com/