Lajme
NATO: Referendumet e rreme në Ukrainë, shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar
Demokracia
20:17 | 27 Shtator 2022

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se referendumet e rreme që po mbahen në Ukrainë janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.

Pas një bisede me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Stoltenberg ka thënë se i ka bërë atij të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetit dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.

“Sapo fola me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe ja bëra të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen për sovranitetin dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje. Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Këto toka janë të Ukrainës”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Të ngjashme