Sport
Napoli kërkon 180 mln për Osimhenin
Demokracia
17:05 | 22 Qershor 2023

Share:

Interesimi i skuadrave të tjera ka detyruar krerët e Napolit që ta ngrenë sërish çmimin e kartonit të sulmuesit Victor Osimhen, ka njoftuar të enjten “Gazzetta dello Sport”.

Tani, Napoli po kërkon 180 milionë euro për ta lënë të lirë nigerianin këtë verë, që po kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini.

Osimhen ishte ndër më të merituarit që Napoli e fitoi titullin e kampionit në Serie A edicionin e shkuar, pasi shënoi 26 gola në kampionat.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Në total, 24-vjeçari ka shënuar 31 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat për ekipin italian.

Të ngjashme