Lajme
Nagavci e krahason veten me gjykatësit: Ata s’dorëhiqen kur u shfuqizohen vendimet
Demokracia
18:43 | 17 Maj 2022

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se ajo e ka shkelur Kushtetutën lidhur me pengimin e reformave në arsimin e komunës së Kamenicës.

Madje, Nagavci bëri krahasim edhe me gjyqtarët e Kosovës se kur Kushtetuesja ua hedh poshtë ndonjë vendim, ata s’japin dorëheqje.

“Ne kemi marrë veprimet që janë të domosdoshme për të evituar humbjet e shkaktuara tek nxënësit, si pasojë e mosvijimit të mësimit. Për sa i përket aspektit kushtetues, norma kushtetuese është e qartë. Rreth 2 vite nxënësit e kanë humbur mësimin. Ka pasur shumë raste kur Gjykata ka shfuqizuar akte të ndryshme të Qeverisë. Është analoge me gjyqtarët e gjykatave tjera, se kur gjykata kushtetuese i shfuqizon vendimet e gjykatave tjera, asnjë nga gjyqtarët nuk jep dorëheqje ose nuk kërkohet me u shkarku”, ka thënë ajo për Klankosova.tv.

Gjithashtu, Nagavci ka thënë që me këtë vendim, MASHTI e ka përmbushur obligimin ligjor për t’u siguruar fëmijëve të mbetur jashtë shkollës të drejtën për shkollim.

Të ngjashme