Lajme
Musliu – Shoshi: Korrupsioni ka emër LVV – Hajnat në burg
Demokracia
16:51 | 24 Prill 2024

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar pas publikimit të raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe “Freedom House”, në të cilat pasqyrohet niveli i lartë i korrupsionit në Qeverinë Kurti.

Musliu – Shoshi në reagimin e saj shkruan: Korrupsioni ka emër #LVV.

Tutje ajo thotë se “hajnat në burg, jo në pushtet”.

“Korrupsioni ka emër #LVV Tashmë raportet ndërkombëtare kredibile si DASH dhe së fundmi Freedom House po dëshmojnë që korrupsioni po lulëzon, më shumë se kurrë nën qeverisjen e Albinit.  Hajnat në burg, JO në pushtet!”, ka shkruar Musliu – Shoshi.

Të ngjashme