Lajme
Musliu me Shotë Galicën në bluzë: Sot më shumë se kurrë morali i ushtarit dhe policit ka rënë për toke në Kosovë
Demokracia
12:25 | 24 Tetor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke folur për dokumentin e strategjisë së Sigurisë të prezantuar nga kryeministri Kurti, pati kritika ndaj tij.

Ajo ia përmendi disa pika të cilat sipas saj nuk janë përfshirë dokument,madje Musliu nuk kurseu kritikat dhe pati edhe kërkesë për Kurtin.

Deputetja tha se “sot më shumë se kurrë moral i ushtarit dhe policit ka rënë për toke në Kosovë”.

“Kjo strategji nuk i plotëson kriteret minimale për të qenë e tillë, duke qenë se bëhet fjalë për një dokument tepër të rëndësishëm… Sot më shumë se kurrë moral i ushtarit dhe policit ka rënë për toke në Kosovë, prandaj duhet të jemi vigjilent dhe të flasim hapur kur kemi të bëjmë më tema të sigurisë, sepse nuk guxojmë që temat e sigurisë në Kosovë të jenë tema tabu. Ftoj kryeministrin e Kosovës të intervenoj sidomos në sektorin ushtrisë që ta kthej moralin e ushtarëve te FSK-së dhe mbi të gjitha të garantoj për policët e Kosovës të cilët janë çdo ditë në punë kushte të mjaftueshme që ata ta kryejnë punë e tyre me dinjitet”, përfundoi Musliu, shkruan Periskopi.

Ajo që ra në sy ishte e bluza e veshur nga deputetja Musliu, e cila kishte figurën e Shote Galicës.

Të ngjashme