Lajme
Mushkolaj: Qeveria po tregohet më shumë si shoqatë humanitare
Demokracia
21:10 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveria aktuale po tregohet si “shoqatë humanitare”.

“Ajo që kemi para nga qeveria është shpërndarja e ndihmave humanitare. Qeveria e Kosovës në raport me qytetarët e këtij vendi, herë me një kategori e herë me tjetrën, po tregohet më shumë si shoqatë humanitare sesa si një qeveri, e cila ndihmon të krijohen kushte për punësim të qëndrueshëm”, ka thënë Mushkolaj.

“Nuk besoj që kjo është mënyra e duhur e menaxhimit të një qeverie, aq më pak nga z.Kurti që pak para se të vijë në pushtet ka premtuar diqka tjetër”.

Mushkolaj ka thënë se dy premtimet e kryeministrit Albin Kurti më të mëdha ishin drejtësia dhe punësimi.

“Sa i përket drejtësisë ka dështuar,…ndërsa sa i përket punësimit nuk po shoh në Kosovë punësim të qëndrueshëm…”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme