Sport
Muriqi pritet të largohet nga Mallorca në fund të edicionit
Demokracia
17:02 | 05 Prill 2022

Share:

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, Mallorca ka marrë një vendim për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.

Muriqi është huazuar nga Lazio në janar teMallorca, me këta të fundit që kanë mundësi blerjen e kartonit në fund të edicionit.

Golat dhe paraqitjet e mira te skuadra spanjolle nuk po mungojnë nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës.

Megjithatë, në Spanjë ka raportime se Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e plotë të futbollistit nga Prizreni.

Mallorca ndodhet në “zonën e kuqe” në tabelë për rënie nga elita e futbollit spanjoll dhe kjo raportohet të jetë arsyeja për mosblerjen e kartonit të plotë të Muriqit.

27-vjeçari është paraqitur në 9 ndeshje për Mallorcën, duke realizuar dy gola dhe duke ndihmuar bashkëlojtarët me një asistim. /Demokracia.com/

Të ngjashme