Lajme
Murati i reagon Kurtit për korrigjimin e kufijve: Për Asociacionin thoshte se ka vdekur!
Demokracia
12:09 | 11 Nëntor 2023

Share:

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka publikuar një shkrim, që më shumë është reagim ndaj kryeministrin Albin Kurti rreth korrigjimit të kufijve.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit në Forumin e Paqes në Paris, Murati shkroi se edhe për Asociacionin Kurti thoshte se ka vdekur. Sipas Muratit, sot nuk dihet se cili është gjallë dhe i suksesshëm.

“Kryeministri sot paska thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por nuk ka vdekur. Ndërsa për projektin e asociacionit në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur! Nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, ne sot nuk po e dimë se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht?” – shkroi ai.

Të ngjashme