Sport
Mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi, Evertoni e shkarkon Lampardin
Demokracia
16:29 | 23 Janar 2023

Share:

Frank Lampard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit.

Kështu ka raportuar së fundmi medium i madh “DailyMail”, transmeton Demokracia.com.

Siç raporton ky medium, Lampard është shkarkuar pas humbjes 2:0 në fundjavë nga West Ham United në Premierligë.

Humbja e së shtunës e lë Evertonin në pozitën e parafundit me 15 pikë, aq sa ka edhe Southamptoni me pikë të njëjta në fund të renditjes.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë ishte emëruar shef i shtabit teknik te Evertoni në janar të vitit 2022./Demokracia.com/

Të ngjashme