Lajme
Muja i mëshoi çeritifikuesit të MINT me Nismë, gruaja e tij ishte avancuar në po atë ministri në kohën e Nismës
Demokracia
20:20 | 02 Gusht 2023

Share:

Incizimi i publikuar sot nga Nacionale që tregonte për presionin publik ndaj një çertifikuesi brenda ministrisë së Tregtisë (MINT) për të çertifikuar një pagesë të grurit që ende nuk dihej nëse kishte ardhur i ka kushtuar këtij të fundit me etiketime nga njerëz të pushtetshëm. Më i rëndi (të paktën deri tash) ishte Armend Muja. Por, del se edhe gruaja e tij punon në po të njëjtin vend pune dhe ka punuar edhe derisa kjo ministri drejtohej nga Nisma për Kosovën.

Muja në postimin e tij në Facebook, për të mbrojtur partinë, thjesht e etiketon si “ish funksionar të Nismës” çertifikuesin brenda Mininistrisë por pa folur në lidhje me skandalin e grurit. Ndërkaq për Nismën thotë se është e “çertifikuar për punësime partiake e familjare”.

Deputetit Muja del se i punon gruaja pikërisht në Ministrinë në fjalë.

Bëhet fjalë për Arjeta Islami-Mujën, një ish-modele që punon tash e dhjetë vjet në këtë ministri. Gruaja e deputetit në fjalë kishte filluar punën në ministri si zyrtare e lartë prej janarit të vitit 2013.

Siç mësohet nga të dhënat publike, znj. Islami-Muja është Udhëheqëse e Divizionit për Integrime Evropiane brenda kësaj ministrie. Në këtë pozitë ajo ishte vënë pikërisht në kohën sa kjo ministri udhëhiqej nga Nisma për Kosovën në Qeverinë Haradinaj II (2017-2020).

Përveç në ministrinë e lartpërmendur, znj. Islami Muja ka punuar edhe në Ministrinë e Integrimit Evropian prej vitit 2010 e deri në vitin 2011./nacionale

Të ngjashme