Lajme
Muja e harron debaklin nga Ymeri, sërish e krahason 2023-tën me 2020-ën për të treguar një sukses të Qeverisë
Demokracia
09:51 | 27 Janar 2024

Share:

Deputeti i VV-së, Armend Muja, duket se ka harruar debaklin që e kishte pësuar nga analisti Visar Ymeri në fund të vitit të kaluar.

Zyrtari i lartë i VV-së sërish ka krahasuar vitin 2023 me vitin pandemik për të treguar një sukses të Qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka krahasuar qarkullimin e bizneseve në vitin 2020, i cili ka qenë vit pandemik, me qarkullimin që ato kanë arritur në vitin 2023.

Duke u bazuar në të dhënat preleminare të AKT-së, deputeti i VV-së, ka treguar se rritja e fitimit të bizneseve në vitin 2023 është rritur 66.5% krahasuar me vitin 2020.

Qarkullimi i bizneseve në Kosovë – bazuar në të dhënat preliminare të ATK-së, bizneset e Kosovës kanë raportuar qarkullim vjetor të vitit paraprak 2023 rreth 20 miliardë €, rritje kjo prej 66.5% krahasuar me vitin 2020. Tendenca e re është që deri në fund të mandatit të Qeverisë Kurti II qarkullimi i bizneseve do jetë dyfishi në terma absolut krahasur me vitin 2020. Ngjashëm, kontributi i bizneseve në kuadër të tatimit në të ardhura të korporatave u dyfishua nga 85.3 milionë sa ishte në vitin 2020 në 183.8 milionë në vitin 2023. Rend e ligj, tatime tek shteti, e shteti shërbime për biznesin”, ka shkruar ai.

Ndaj këtyre të dhënave ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Në profilin e saj në “Facebook”, ish-ministrja e Financave ka bërë me dije se krahasimet e Mujës nuk qëndrojnë.

Armend Muja sonte qenka lavdëru me qarkullimin e bizneseve private dhe ja që krahasimin e bën me vitin 2020, vit ky i pandemisë kur Kryeministri Kurti i pat mbyllur bizneset me vendim të Qeverisë për disa muaj.Të jemi të qartë, kjo Qeveri nuk e ka bërë as një veprim që do të ndikonte në rritjen e qarkullimit të bizneseve, përpos që e ka dyfishu tatimin në pronë. Qarkullimin në sektorin privat e ka rritë inflacioni (rritja e çmimeve) 11.6% në vitin 2022 dhe 4.9% në vitin 2023, që në kumulativ i bie çdo produkt është me i shtrejtë sot për 17% në mesatare, e produkteve bazë të konsumit pothuaj u është dyfishu çmimi”, ka shkruar Bajrami, duke përmendur detaje tjera.

Këtë më se miri e dëshmojnë të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, të dhënat e publikuara nga Instiuti GAP – rritja e kredive konsumuese prej 375 milionë euro sa ishte në vitin 2020 në 608 milionë euro në vitin 2023 apo 62% rritje, dhe rritja e mbitërheqjeve (overdraftit) nga 143 milionë euro në vitin 2020 ka shkuar në 471 milionë euro në vitin 2023 apo 229% rritje. Dmth. sot qytetarët marrin borxh (kredi & overdraft) për t’i përballu shpenzimet e tyre ditore. Realiteti jashtë grafeve të Armend Mujes është që sot jeta e qytetarëve është më e rëndë për shkak të paaftësisë së kësaj Qeverie. Pres që grafet e ardhshme Armend Mujes me qënë për inflacionin 2020-2023 dhe çmimet e energjisë elektrike 2020-2023”, ka shkruar ajo.

Përplasja e Ymerit me Mujën

Deputeti Armend Muja edhe më herët ka krahasuar vitin pandemik me vitet tjera për të treguar sukseset e Qeverisë Kurti. Të njëjntën gjë kishte tentuar ta bënte edhe në mujin dhjetori në emisionin “Debat Plus”, ku ishte prezent analisti Visar Ymeri.

Por, ky i fundit e kishte “demoluar” Mujën duke i ofruar argumente se pse viti 2020 e viti 2021 nuk bën të krahasohen me vitet e mëpasshme.

Ymri kishte thënë se krahasimet e tilla janë propagandë e keqe e Qeverisë.

E nxjerr mesataren, sepse në vitin 2021 e ka 10.75(rritjen ekonomike) dhe e merr atë të vitit 2022 që është mbi 3 dhe thotë mesatarisht rritja ka qenë 7 për qind. Nuk matet kështu. Qikjo është asi propagande e keqe”, kishte shpjeguar Ymeri.

Deputeti i VV-së ishte munduar ta relativizonte këtë gjë, duke thënë krejt rajoni ka pasur rritje ekonomike në vitin 2021, por jo të gjitha vendet kanë pas shkallen e njëjtë të rritjes ekonomike.

Kur Kosova krahasohet me rritjen reale ekonomike me vetveten në 10 vitet e fundit, shkon paterni, dhe pasta nëse doni me ia aloku një qeveria përgjegjësinë, realja është që në 4 vitet e asaj qeverie të matët sa është norma mesatare e asaj qeverie krahasuar me qeverinë tjetër”, kishte thënë Muja.

Edhe këtë argument Ymeri e kishte kundërshtuar me fakte.

Ky nuk është argument, z. Muja. Ky është mashtrim. Që pse. Viti 2021 është vit pospandemik dhe nuk mundesh me e marr këtë vit si referencë për dy arsyeje: një është vit postpanedmik dhe dy, VV-ja ka ardhë në pushtet në mars. Pra, po doni me thanë që si keni ardhë në mars e keni ba vitin me u rrit në 10.5 për qind? Këtë vit ekonominë e ka rrit ardhja e mërgatës në një masë më ta madhe, sepse nuk kishte ardhur për shkak të pandemisë dhe e dyta 200 milionët e trustit që janë fut në treg, që nuk ka qenë vendim i juaj dhe faktorët tjerë”, kishte vlerësuar Ymeri, duke thënë se pretendimet e Mujës janë hajgare.

Të ngjashme