Lajme
MSH miraton vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët 5-11 vjeç
Demokracia
16:30 | 14 Korrik 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve të moshës 5-11 vjeç.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i njofton prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19.

Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Për rikujtim:

• Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.

• Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;

• Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19./Demokracia.com/

Të ngjashme