ShowBiz
Motra e Bucit reagon pas deklaratës së Lindës për aferë: Është gënjeshtër, do të përballet me gjyqin
Demokracia
22:43 | 15 Janar 2024

Share:

Motra e Bucit ka reaguar në lidhje me deklaratën e Linda Halimit në spektaklin e natës së sotme (e hënë).

Ajo në një postim në rrjete sociale tha se kjo është gënjeshtër dhe se u bë e tepërt në lidhje me këtë histori.

E njëjta mes tjerash për këtë shpifje theksoi se Linda do të përballet me gjyqin.

Foto: Screenshot/Facebook

Ata thuhet se nuk janë njohur jashtë dhe se nuk ka pasur asnjëherë aferë mes tyre.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Kjo është e papranueshme nga Linda dhe po e garantoj qe për ketë deklaratë të rreme se kinse Buci e Santiana kanë aferë kjo do të përballet me gjyqin.

Se u ba e tepert qdo njani del e mundohet të demtoj imazhin e tjetrit me këto genjeshtra.

Buci Ylli Dervishi në atë shtëpi është djali që është shantazhuar, shpifur, kryqezuar e shpesh herë bullizuar për moshen e tij.

Stop se e keni tepru tash i perfshit edhe shoqerinë sepse e dini qe Buci e ka një rreth të gjerë e po mundoheni ta njollosni.

As nga jashtë e as brenda nuk ka aferë mes Bucit e Santianës oj Linda Halimi. Kimi të lojës brenda mund te ketë, por termi aferë është shpifje e rëndë. Ju garantoj si motër e tij se Buci kurr emrin Santianë jashtë nuk e ka permendur dhe nuk e ka njohur. Kjo që e tha Linda më parë është GËNJESHTËR”.

Të ngjashme