Lajme
Motori i ujit e përplas në fytyrë, vdes 11-vjeçarja që po bënte pushimet në Turqi
Demokracia
19:44 | 27 Gusht 2023

Share:

Pushimet në Turqi janë kthyer në tragjedi për një familje, teksa një 11-vjeçare është goditur për vdekje nga një jet-ski.

Yagnmur Koseoglu ishte në pjesën e pasme të jet-skit të babait të saj kur një tjetër mjet uji u përplas me ta, duke i marrë jetën në vend të miturës, përcjell klankosova.tv.

Sipas mediave lokale turke, ajo pësoi goditje të forta në trup, teksa nga fytyra i shpërtheu gjak.

Dy të rinj, 25 dhe 17 vjeç janë arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe akuzohen për vrasje nga pakujdesia.

Siç shkruan noa.al, familja me origjinë nga Turqia, jetonte prej kohësh në Britani dhe ishin kthyer në atdhe vetëm për pushime.

Të ngjashme