Lajme
Moti për dy ditët e ardhshme
Demokracia
21:02 | 01 Prill 2021

Share:

Mot me diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Do të ketë reshje të dobëta shiu dhe në viset malore edhe reshje bore.

” Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët. Vikendi, kryesisht dita e diele, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në bore,” thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët. Vikendi, kryesisht dita e diele, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë. Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s./Demokracia/

Moti për dy ditë 02-03.04.2021

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë ditës…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Thursday, April 1, 2021

 

 

Të ngjashme