Lajme
Mosdekretimi i Kryeprokurorit| Ekspertët thonë se ka rënë numri i hetimeve, kërkojnë proces transparent
Demokracia
14:02 | 08 Korrik 2023

Share:

Njohësit e fushës së drejtësisë, në Kosovë vonesën e dekretimit të Kryeprokurorit të shtetit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, e lidhin me pritjen e vendimeve dhe parashtresave që kanë bërë kandidatët e tjerë që kanë marr pjesë në atë konkurs.

Ata theksojnë se është shumë e rëndësishme për shtetin që sa më parë të ketë Kryeprokurorin e rregullt dhe jo ushtrues detyre.

Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), kanë thënë për Ekonomia Online se në konkursin për Kryeprokuror të shtetit ka pasur mungesë të konsiderueshme të integritetit të procesit.

Sipas tij, në atë kohë kanë qenë se ky proces të kthehet në pikën zero dhe të mosrekomandohet asnjë kandidat për dekretim te presidentja.

“Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile theksonte mungesë të konsiderueshme të integritetit të procesit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit dhe në atë kohë rekomandonin që procesi për Kryeprokurorin të shtetit të kthehet në pikën zero dhe të mos rekomandohet as një kandidatë për dekretim tekë presidentja. Ndër të tjera ishte edhe ndryshimi i rregullores në aspektet të caktuar të cilat sqarohen edhe në raport. Realisht tani më e pamë se Këshilli Prokurorial i Kosovës tentoj që pa konsultim publikë ta zhvilloj dhe ta miratoj rregulloren për përzgjedhjen e Kryeprokurorit”.

“Mirëpo që pas reagimit të IKD-së do të thotë u tërheq nga rendi i ditës dhe që mbetet do të thotë shpresojmë që në të ardhmen të zhvillohet një proces i konsultimit publik për këtë rregullore në mënyrë që e njëjta të jetë adekuate me legjislacione dhe me Kushtetutën dhe që të ketë mundësi që të nxjerr kandidatin me meritor në procesin për Kryeprokuror të shtetit”, tha ai.

Ai theksoi se sistemit Prokurorial i nevojitet një Kryeprokuror i zgjedhur në mënyrë të rregullt, por sipas tij, në këtë rast  është më e rëndësishme që emri i kryeprokurorit të dal nga një proces që nuk është i kontestuar.

“Realisht ligji ushtruesit të detyrës ja njehë të gjitha kompetencat që i ka edhe Kryeprokurori i shtetit, kjo është nëse mund të themi se cilat janë kompetencat ligjorë të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit. Mirëpo prapë se prapë sistemit Prokurorial i nevojitet një Kryeprokuror i rregullt i shtetit i zgjedhur në mënyrë të rregullt për shkak se ai e ka parasysh edhe vizionin për sistemin prokurorial”.

“Duhet ta kemi parasysh se para nevojës për zgjedhjen e një kryeprokurori të shtetit të zgjedhur në mënyrë të rregullt është e domosdoshme që emri i kryeprokurorit të dal nga një proces që nuk është i kontestuar, po flas për kreun e Prokurorit të shtetit, për një institucion kaq të rëndësishëm Kushtetues, një ndër pozitat bazë në sistemin e drejtësisë dhe që në as një rrethanë emri i kryeprokurorit të shtetit nuk guxon të dalë nga një proces me integritet të kontestuar”, tha ai.

Ai tha se mosdekretimi i Kryeprokurorit nga presidentja është bërë për shkak se ajo ka pritur vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin e përzgjedhjes.

“Realisht do të thotë që presidentja ka pritur për vendime të ndryshme deri sa është marr për të mos nxjerr një vendim për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndoshta është në vlerësimin e presidentes se si do të veproj për këtë çështje”.

Edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se vonesat në dekretimin e Kryeprokurorit nga presidentja janë duke u bërë për shkak të pritjes së vendimeve nga ankesat.

“Ajo është duke e pritur vendimin me që ka parashtresa të caktuara të disa nga kandidatët që kanë bashkëpjesëmarrje, kanë marr pjesë bashkë më kandidatin në fjalë për kryeprokuror, që të kryhen ato procedura. Njëra prej tyre është si duket edhe në Gjykatën Kushtetuese. Është për t’u çuditur dhe befasuar pse Gjykata Kushtetuese edhe pas po thuajse një viti nuk ka gjetur kohë që ta trajtoj atë çështje dhe ta jap mundësin që presidentja e vendit ta kryej funksionin e saj kushtetues”, tha ai për EO.

Ai tha se në mungesë të Kryeprokurorit të shtetit, sipas vlerësimeve nga jashtë, ka rënë numri i hetimeve.

Sipas tij, KPK-ja dhe KGjK-ja  vendosin për çështje të caktuara, që mund të jenë në interesin e tyre apo të anëtareve të tyre dhe grupacioneve të caktuara.

“Nuk e di disponimin e tyre por unë mendoj që është evidente që tash për tash kemi një strukur të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), madje edhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). Sipas vrojtimeve, vlerësimeve nga jashtë që bëhen serioze të cila kanë një përmbyllje hermetike brenda vetës, vendosin për çështje të caktuara që mbase janë edhe në interesin e tyre, ose të anëtareve të tyre dhe grupacioneve të caktuara në prioritet dhe nepotizëm. Kanë krijuar, mbase një atmosferë që më tepër mund të quhet në teori dhe praktik si atmosferë e një institucioni të rëndësishëm korporative se sa që është atmosferë demokratike e cila me ligjin përkatës i rregullon marrëdhëniet në mesë anëtarëve të këtij grupi të rëndësishëm”.

“Kemi hetime më pak, kemi edhe parashkrime vjetërsim të lëndëve, kemi edhe epilogje të lëndëve të cilat kalojnë përmes prokurorive, prokuroria përpiqet të ja hedhë përgjegjësin gjykatës, gjykata gjykatës së Apelit, ajo gjykatës së lartë, në një rreth vicioz sillen lëndët dhe të drejtat e njerëzve nuk realizohen me vite të tëra”, tha ai.

Të ngjashme