Lajme
“Mos na detyroni ta eskalojmë situatën”, Kurti hesht për deklaratën skandaloze të zëvendësit të tij
Demokracia
11:22 | 18 Shkurt 2024

Share:

Kanë kaluar rreth 4 ditë nga deklarata skandaloze e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi. 

Bislimi deri sa po fliste për masat ndëshkuese të BE-së dha një deklaratë skandaloze që dëmton edhe më shumë pozicionin e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi thënë: masat për deeskalim duhet të hiqen për shkak të deeskalimit, mos na detyroni me eskalu situatën për me iu tregu që e deeskalojmë prapë”, deklaroi njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës në “Konfront” të KTV-së, duke konfirmuar kështu indirekt që edhe herën e parë e kishin eskaluar, shkruan Demokracia.com.

LAJMI I PLOTË: 

“Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë” | Bislimi tregon se i thanë BE-së që Qeveria Kurti mund ta eskalojë situatën kur të dëshiron

Në lidhje me këtë deklaratë, kryeministri Albin Kurti lëre që s’është distancuar, por ai është duke e aprovuar në heshtje atë që e ka thënë Bislimi.

Reagimet nga opozita s’kanë munguar në lidhje me këtë deklaratë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur gjuhë të përleshjeve në kafene.

“Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë. “Mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë”. Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike. Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga ZvKryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme. Arrogancë e injorancë. Mjerim”, ka thënë Çitaku.

Nuk është hera e parë që numri 2 i Qeverisë Kurti lëshohet në deklarata skandaloze ndaj BE-së dhe aleatëve të Kosovës. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme