Sport
Monza rikthehet në Serie A pas 110 vjetësh, Berlusconi: Duam titullin dhe Championsin
Demokracia
11:47 | 30 Maj 2022

Share:

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani rikthehen në Serinë A dhe e bëjnë atë në mënyrë më të bujshme të mundshme.

Dyshja më e famshme e historisë së Milanit, pasi arriti të marrë pronësinë e Monzës në vitin 2018 iu deshën vetëm 4 vite për ta sjellë atë në elitën e futbollit italian, 110 vite nga themelimi.

Madje, edhe kjo ngjitje ishte një përrallë e vërteta, sepse pasi kishin fituar ndeshjen e vajtjes 2-1, dje e panë veten në disavantazh 2-0 duke rrezikuar eliminimin, por pasi arritën ta dërgojnë në shtesë ndeshjen e përmbysën 4-3 në favor të tyre dhe festa mund të fillonte për Monzën, e cila së bashku me Leccen dhe Cremonezen do të jenë tri skuadrat që do t’i bashkohen Serisë A.

“Një natë magjike. Arritëm diçka historike për këtë skuadër që në 110 vite nuk ishte ngjitur kurrë në Serinë A, por unë jam nga ata persona që kur i futem diçkaje dua të marr gjithçka.

Prandaj, objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serinë A, grupet e Championsit dhe fitorja në Europë”, tha presidenti Berlusconi./Demokracia.com/

Të ngjashme