Lajme
Momenti kur u dogjen dy kamionë në veri, ishin vendosur si barrikada
Demokracia
12:39 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Dy kamionë të vendosur mbi urën e Zveçanit, saktësisht te “Kërshi i dudës” e që shërbenin si barrikadë janë djegur gjatë natës.

Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij.

Kamionët, që shërbenin si një nga 13 barrikadat në veri, kishin penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Barrikadat ishin paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte) ndërsa u tha se deri të premten mund të largoheshin tërësisht.

Të ngjashme