Sport
Momenti kur Asllani i la “pa frymë” tifozët e Interit, shpërdoroi mundësi të artë ta mposht Barcelonën në fund
Demokracia
09:54 | 13 Tetor 2022

Share:

Barcelona dhe Interi kanë barazuar mbrëmë 3:3 në derbin e grupit C në Ligën e Kampionëve, duke bërë që katalunasit të rrezikojnë seriozisht kalimin e grupit.

Në fundin e kësaj ndeshje, futbollisti shqiptar Kristjan Asllani e humbi një rast ideal për të shënuar dhe për ta vulosur kualifikimin tutje të Interit.

Por, reprezentuesi i Shqipërisë nuk ia doli derisa goditjen e tij e priti portieri kundërshtar, Ter Stegen.

Lautaro Martinez vrapoi në mbrojtjen e Blaugranëve dhe ia pasoi një top Asllanit. 20-vjeçari e mori me hapa të mëdhenj, duke dalë ballë për ballë me portierin Marc-Andre ter Stegen.

Shqiptari 20-vjeçar i cili aktualisht është i huazuar me obligim blerje nga Empoli mund të ketë humbur shansin më të madh të karrierës së tij të re deri më tani./Demokracia.com/

Të ngjashme