Lajme
FOTO | Edhe komuna e Alban Hysenit i dha 40 mijë euro nga investimet kapitale për OJQ-në që e themeloi këshilltarja e ministres Albulena Haxhiu, Nazlie Bala
Demokracia
15:10 | 17 Maj 2024

Share:

Nazlie Bala është këshilltare politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Bala e kishte themeluar një OJQ në vitin 2000 së bashku me motrën e saj, Nazifen.

Demokracia.com raportoi sot se në mesin e OJQ-ve që u shpërblyen me mjete financiare nga Ministria e Drejtësisë për fushën e shërbimeve sociale dhe familjare për vitin 2024 ishte edhe OJQ-ja e themeluar prej këshilltares së ministres Haxhiu, “Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve – Liria, Gjilan”. Drejtoreshë, respektivisht koordinatore në këtë organizatë vazhdon të jetë motra e Nazlie Balës, Nazifja.

Por, edhe Komuna e Gjilanit, e cila drejtohet nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes ka shpenzuar buxhet të taksapaguesve për të bërë investime – jo të nivelit të donacioneve, por investime kapitale, në një objekt për OJQ-në e themeluar nga bashkëpartiakja e tij, Nazlie Bala.

Demokracia.com ka gjetur se fiks 40 mijë euro është shuma e mjeteve që Komuna e Gjilanit, që drejtohet nga Alban Hyseni, ka shpenzuar për renovimin e objektit të OJQ-së së motrës së Nazlie Balës.

“Me investime në vlerë rreth 40,000€, përuruam rinovimet në strehimoren për viktimat e dhunës në familje në Gjilan. Së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, përuruam sot projektin e rinovimit të Qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve “Liria”, e cila funksionon prej 23 vitesh dhe ku deri tani kanë gjetur strehim mijëra viktima të dhunës në familje. Për kushte më të favorshme për gruan, si një nga faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë sonë!”, ka shkruar Alban Hyseni më 8 mars 2023.

Demokracia.com ka raportuar sot se kjo OJQ është themeluar menjëherë pas luftës dhe themeluese të saj janë Nazife Jonuzi, Nazlie Bala dhe Vjollca Ahmeti-Jonuzi. Që të tria këto e kishin regjistruar organizatën në Ministrinë e Administratës më 28.01.2000. /Demokracia.com/

SKANDALOZE | Ministria e Albulena Haxhiut i jep fonde OJQ-së që e themeloi këshilltarja e saj Nazlie Bala dhe tani udhëhiqet nga motra e saj (DOKUMENTE)

 

Të ngjashme