Lajme
Molliqaj: Kurti as s’po bën rezistencë dhe po na prishë me ndërkombëtarët
Demokracia
23:07 | 03 Korrik 2023

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti as nuk po bën rezistencë dhe se po ashtu e ka vënë vendin në raporte të këqija me ndërkombëtarët.

Sipas Molliqajt, te qytetarët është krijuar një opinion që Kurti edhe ka rezistuar edhe ka arritur t’i mbajë marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët, por që asnjëra nuk qëndrojnë.

“Paramendoje në çfarë situate po vjen Kosova edhe krejt shoqëria që ka hapësirë publike, ku i gëzohemi kompromiseve që i bën kryeministri jonë. Ne e duartrokasim kur bën kompromis. Tash është legjitime me mbështet ndonjëherë edhe në kompromis po na kemi ardhë në situatën ku po i themi që thotë populli: “Amani të koftë, bane”. Kjo është e gabuar se ai jo vetëm që po ia bën një të keqe Kosovës që është problemi kryesor por me këtë ne po i legjitimojmë edhe veprimet e Kurtit, sepse po krijohet një opinion paralel te qytetarët që unë po e shoh nganjëherë që Kurti me qet rezistencë i bëri dy gjëra: E para, e rezistoj, e përmirësoi, e shtriu sovranitetin e ku ta di unë dhe e dyta që nuk na prishi me ndërkombëtarë, përkundrazi u tregu edhe racional. Pra Kurti po din edhe me rezistu edhe mos me na prishë. Në fakt nuk është asnjëra”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, rezistenca matet me atë se çfarë cilësie ka në fund marrëveshja me Serbinë.

“Se rezistenca nuk matet a e ke shty një javë a dy javë, a e ke shty apo s’e ke shty, Rezistenca matet çfarë cilësie të marrëveshjes kemi. Nëse në fund të procesit kemi Asociacion me fuqi politike çfarë ne besojmë që do të jetë, ky është dështim për mua. Nuk e ka zvogëluar por e ka trashë sasinë e kompetencave të serbëve. Dhe nën 2 është e vërtetë që ti kur bëhesh racional, ndërkombëtarët nuk të çojnë në burg e as nuk t’i gjuajnë bombat”, ka deklaruar Molliqaj në Respublika në Tëvë 1.

Të ngjashme