ShowBiz
Modelja ruse, Irina Shayk shpreh mbështetjen për Ukrainën: Jo luftës
Demokracia
09:24 | 03 Mars 2022

Share:

Modelja me origjinë ruse, Irina Shayk, ndau mbështetjen e saj për Ukrainën përmes Instagramit.

Shayk, 36-vjeçe, ndau një foto të një shenje paqeje bardh e zi në llogarinë e saj personale në Instagram, ndërkohë që Rusia po vazhdon të pushtojë Ukrainën.

“Jo luftës”, shkroi ajo.

“Unë do të dhuroj për Unicef dhe Red Cross Ukraine, jepni atë që mundeni. Duke u lutur për paqe botërore”, shtoi superylli.

Rusia dhe Ukraina të mërkurën theksuan se ishin të përgatitur të zhvillonin bisedime për herë të dytë, që nga fillimi i pushtimit rus ndaj fqinjit të saj javën e kaluar.

Rusia nisi një sulm në Ukrainë më 24 shkurt, me Vladimir Putinin që e cilësoi atë një “operacion special ushtarak”.

Rreth 874,000 njerëz janë larguar nga Ukraina dhe agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëroi se numri mund të kalojë së shpejti shifrën e një milionëve. Të tjerë të panumërt janë strehuar nën tokë.

Të famshëm të tjerë kanë ndarë mbështetjen për Ukrainën dhe kanë dënuar sulmet e Rusisë. /Telegrafi/

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024