Lajme
Mjeku kosovar vdiq në aksident, arrestohet 81-vjeçari që dyshohet se e shkeli me veturë
Demokracia
12:07 | 19 Prill 2023

Share:

30-vjeçari Jetmir Morina, vdiq në një aksident pasi u godit nga një veturë në Zvicër.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar në autostradën A1 që çon në drejtim të Zurichut.

E një javë më pas policia e ka arrestuar një person të dyshuar.

Siç shkruan gazeta Blick.ch në pranga ka rënë një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Ai dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Mjeku i ri nga Kosova në momentin e ngjarjes së rëndë ishte duke i ndihmuar një personi tjetër, i cili ishte aksidentuar në këtë autostradë.

30-vjeçari nga fshati Topanicë e Kamenicës, ka studiuar për stomatologji.

Ai para gjashtë vjetësh ishte vendosur në Zvicër tek gruaja e tij, me të cilën ka edhe tri vajza/ Klankosova.tv

Të ngjashme