Lajme
“Me urdhër të Ministrisë së Brendshme”: ShBA për të tretën herë për aksionet në veri me emër të përvetshëm Svçelën
Demokracia
19:26 | 26 Maj 2024

Share:

Tashmë për të tretën herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’po ia blejnë asnjë grosh pretendimin qeverisë kosovare për “sundim të ligjit” të iniciuar nga “autoritetet relevante dhe me autorizim të prokurorit” rreth aksioneve në veri për çështjen e dinarit dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe. Pa asnjë ekuivoke ShBA po i përshkruan “me urdhër të Ministrisë së Brendshme”; kësisoji duke i dhënë konstantim kryekëput politik.

Për të parën herë e kishin dezignuar në emër të përvetshëm Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën më 3 shkurt kur ishin konfiskuar para (dinarë) në Gorazhdevac për çka shpreheshin “thellësisht të shqetësuar” duke i quajtur “veprime që panevojë për ngrisin tensionet etnike“. E këto, sipas komunikatës në pikë të natës të lëshuar nga ambasadori Jeffrey Hovenier, do të përktheheshin me kufizimin e rolin e ShBA-së si avokuese ndërkombëtare e Kosovës.

Sveçla në anën tjetër i binte borisë së paralajmërimit se “i vetmi institucion i Serbisë që do të mbetet në Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”; gjë që e përsëriti tash pas gati katër muajsh se “nuk do të lejohen paralelizma”.

Ne jemi të zhgënjyer që Policia e Kosovës kreu aksione në zyrat financiare në veri të Kosovës nën urdhërat e Ministrisë së Brendshme, thanë nga DASh sërish gjatë javës në një deklaratë për media, siç e pati cituar “KoSSeV”.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje qeverisë kosovare për bashkërendim…e më së fundi vetë Nënsekretarja e Shtetit, Elizabeth Allen në takim me Kryeministrin Kurti”, thanë nga DASh.

Pas kësaj deklarate sërish ishte Hovenier ai që i qëndroi këtij përshkrimi, duke e dhënë për urdhër politik; ndryshe nga Sveçla që vetëm e quajti veprin “nga autoritetet relevante me autorizim të prokurorit” ndërsa vetëm i përgëzoi për aksionin.

Policia e Kosovës me udhëzimin e ministrit të Brendshëm, kreu operacione në veri të Kosovës, në mënyrë që ne menduam se nuk kontribuon në synimet tona afatgjate për stabilitetin dhe sigurinë”, tha Hovenier në RTK ditë më parë.

Rezultati i këtij operacioni që qeveria e vijoi – dhe e bëri këtë veprim policor në një mënyrë që ne menduam se nuk ishte i koordinuar dhe që vinte në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e disa çështjeve në dialog – rezultoi me deklarata publike nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian, shtetet individuale anëtare të BE-së, misioni i NATO-s, misioni i OSBE-së, të tjerët – të gjithë pak a shumë thanë të njëjtën gjë: kjo nuk është mirë për Kosovën”, vazhdoi Hovenier.

Sveçla në anën tjetër ka pësuar një ndryshim në publicitet katër muajt e fundit: shfaqet në veri por tashmë për ‘rekreacion’ duke vozitur bicikleta dhe lundruar me kajakë; ndryshe nga më parë ku merrte pjesë në veshje taktike edhe në rrëzime bibllordesh me fotografi të Aleksandër Vuçiqit.

Visar Ymeri, ish-bashkëpartiaku i tij, ishte i pari që veprimet e Sveçlës dhe denoncimin e ashpër nga ambasadori amerikan e kishte lexuar në një dritë hiç premtuese, për çka në një prononcim për Nacionalen kishte vlerësuar “Sveçla këtë nuk do ta kalojë lehtë”.

Në deklaratë, për herë të parë, vihet në spikamë drejtpërdrejt roli i Ministrit të Brendshëm në këto veprime që kanë ngritur shqetësimin e ShBA-ve. Nuk është as diplomatike e as e shpeshtë ky veçim i njërit prej ministrave dhe ky personalizim i vendimeve e veprimeve qeveritare, dhe kam dronë nuk është një gjë të cilën ministri Sveçla do ta kalojë lehtë”, na pati thënë Ymeri.

Jo pak kush kishte spekuluar – me disa që thirreshin në ‘burime’ të tyre – se Sveçla e ka edhe të ndaluar të operojë në veri me zhdërvjelltësinë e moçme.

Sveçla – si sot – edhe atëherë e jepte si “trailer” në vrullin e paraqitjeve të çdoditshme me video në Facebook se “filmi” do të kishte këtë përfundim teksa tregonte mbylljen e disa zyreve të strukturave paralele:

Institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Të njëjtëm gjë e pralajmëroi edhe sot ku shkroi se “kushtetushmëria dhe ligjshmëria nuk kanë alternativë dhe nuk lejojnë paralelizma”.

Të ngjashme