Lajme
Mitrovicë | Vetura godet për vdekje një 5-vjeçar që po ngiste biçikletën
Demokracia
21:25 | 03 Gusht 2022

Share:

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 5-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar biçikletën.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshës 5-vjeçare”, deklaroi Zahiti.

Të ngjashme