Lajme
Mitrovicë, brenda tetë minutash gjenden dy të moshuar të vdekur në rrugë
Demokracia
21:18 | 12 Gusht 2023

Share:

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Mitrovicë, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar se personat janë të moshës së shtyre.

Ai tregoi se fillimisht u raportua për një person të pajetë në rrugën “Fadil Deliqi”, ndërsa një tjetër në atë “Ali Zeneli”.

Hetuesit janë duke vazhduar me detyrat e parapara, kurse trupat e të dy të ndjerëve tashmë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’ua kryer obduksionin.

“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 56 vjeçar. Ai dyshohet se ka pasur vdekje natyrore. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Të ngjashme