Kuriozitete
Misteri i ëndërrimit, sinjal për t’u shpjeguar apo shpjegim për t’u besuar
Demokracia
16:07 | 31 Janar 2022

Share:

Ëndrrat vazhdojnë të mbeten një burim i qëndrueshëm i misterit për studjuesit dhe psikologët në veçanti duke qënë se i marrim në konsideratë për hulumtime të së pandërgjegjshmes njerëzore.
Pse ndodhin ëndrrat? Çfarë i shkakton ato? A mund t’i kontrollojmë ato? Çfarë kuptimi kanë?
Ëndrrat janë histori dhe imazhe që mendja jonë sheh apo krijon ndërsa flemë. Ato mund të jenë argëtuese, romantike, shqetësuese, të frikshme dhe ndonjëherë të çuditshme.
Fakte të shpejta mbi ëndrrat njerëzore:
– Ne mund të mos mbajmë mend të kemi ëndërruar, por mendohet se njerëzit ëndërrojnë nga 3 deri në 6 herë në natë.
– Mendohet se çdo ëndërr zgjat nga 5 deri në 20 minuta.
– Rreth 95 për qind e ëndrrave harrohen në momentin që një person ngrihet nga shtrati.
– Ëndërrimi mund t’ju ndihmojë të mësoni dhe zhvilloni kujtimet afatgjata.
– Njerëzit e verbër ëndërrojnë me komponentë të tjerë sensorialë krahasuar me personat me shikim.
Ka disa teori se pse ne ëndërrojmë. A janë ëndrrat thjesht pjesë e ciklit të gjumit, apo i shërbejnë ndonjë qëllimi tjetër?
Shpjegimet e mundshme përfshijnë:
– përfaqësojnë dëshirat e pavetëdijshme
– interpretim i sinjaleve të rastësishme nga truri dhe trupi gjatë gjumit
– konsolidim dhe përpunim i informacionit të mbledhur gjatë ditës
– shërbejnë si një formë psikoterapie
Nga 5 fazat e ciklit të gjumit, faza 3 dhe 4 përbëjnë atë që quhet “gjumi i thellë”në valët Delta, faza të cilat pasohen nga faza e fundit e gjumit e quajtur Lëvizja e shpejtë e syve (REM).
Në këtë fazë, ku frymëmarrja bëhet e shpejtë, e parregullt , sytë dridhen me shpejtësi në drejtime të ndryshme e muskujt e gjymtyrëve paralizohen përkohësisht, shihen dhe ëndrrat.
Kur njerëzit zgjohen gjatë gjumit REM, ata shpesh përshkruajnë tregime të çuditshme dhe të palogjikshme që i quajmë Ëndrra. Kjo fazë përbën 20 deri në 25 për qind të kohës totale të gjumit.
Ëndrrat për nga natyra janë të vështira për t’u studiuar në laborator e shumë pak dihet për to, por studjuesit shpresojnë se teknikat e reja kërkimore mund ti ndihmojnë më shumë në përmirësimin e të kuptuarit mbi ëndrrat.
Studimi i fundit shkencor mbi gjumin, i kryer nga studjues të Northwestern në Illinois, i publikuar këtë muaj, zbuloi përmes regjistrimeve EEG të aktivitetit elelektrik të trurit se “të kujtuarit e fytyrave dhe emrave mund të përmirësohet gjatë gjumit”. Ju duket interesante gjetja?
Apo, mos ndoshta, misteri i ëndrrave intrigon më shumë se investigimi?

Të ngjashme