Lajme
Misteri i burrit që ishte në sallën ku ndodhi sulmi në Moskë, aktivizohet ushtria e propagandës në Rusi
Demokracia
10:15 | 28 Mars 2024

Share:

Mediumit ukrainas “Nexta” ka publikuar disa pamje të reja të sulmit që u krye para pak ditësh në periferi të Moskës, për të cilin përgjegjësinë e mori ISIS.

Ata pretendojnë që brenda sallës ku ndodhi ky sulm, kishte oficerët e FSB-së që urdhëruan mbylljen e dyerve të sallës atë ditë kritike.

Nexta këtë herë raporton ekskluzivisht për siç e kanë përshkruar ata, njeriu në blu.

Bëhet fjalë për një burrë që ndodhej ulur në një karrige ditën që ndodhi sulmi.

Ky medium ka postuar një video të tij nga salla dhe disa pamje nga arrestimi i terroristëve.

Pretendohet se personi në foto dhe në video është i njëjti anëtar I FSB-së.

Të ngjashme