Lajme
Misteret e krimit tronditës në Tiranë| Dy plumbat në trupin e autorit dhe zhvendoja e armës
Demokracia
12:41 | 08 Prill 2023

Share:

Një tjetër vrasje ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit, kur 43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe. Më pas autori ka vrarë edhe veten.

Ngjarja e rëndë është e mbuluar me mister. Dy janë arsyet që kanë ngritur dyshime se një person i tretë është i përshirë.

Trupi i autorit 43-vjeçar është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur disa metra larg trupit të tij. Gjithashtu në trupin e 43-vjeçarit janë gjetur edhe dy plumba. Ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë lëvizur armën menjëherë pas ngjarjes.

Në banesë, momentin e krimit kanë qenë prindërit e autorit të krimit, Roland Sinanit (vjehrrit e Migena Sinanit), të cilët po merren në pyetje në Komisariat.

Bashkëshorti i Migenës nuk ka qenë në shtëpi pasi mësohet se punonte në turnin e natës si taksist. Dyshohet se Roland Sinani vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia akoma nuk ka një motiv të qartë për arsyet që çuan drejt këtij krimi të rëndë.

Ndërkaq fqinjët e përshkruajnë autorin si njeri të ftohtë dhe thonë se vëllezërit kishin vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Si ndodhi krimi?

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, autori 43-vjeçari ka vrarë me pistoletë gruan e vëllait teksa jo po flinte në dhimën e gjumit së bashku me vajzën e saj 2 vjecce. Më pas ka dalë jashtë në oborrin e banesës private ku jetonte së bashku me familjen e vëllait dhe dy prindërit e tij. Aty ka qëlluar edhe veten.

Dëshmitar i ngjarjes është një kamarier i një lokali pranë banesës ku ndodhi krimi. Ai ka treguar se Roland Sinani ka qëlluar 2 herë në ajër dhe më pas ju ka drejtuar armën kamarierit dhe një vajze që ndodhej aty. Pas kërcënimit me armë, të dy janë larguar me vrap nga aty.

Pastaj kamarieri tregon se ka dëgjuar të shtënën tjetër dhe është afruar për në vendin e ngjarjes ku ka parë Roland Sinanin të shtrirë përtokë.

Të ngjashme