ShowBiz
Miss-it i rrëmbehet kurora pasi bëri ‘twerk’ në TikTok
Demokracia
13:20 | 07 Prill 2021

Share:

Lucy Mainos, vajzës që u shpall Miss në Papua Guinea e Re, shtet në oqeani, iu hoq kurora pasi shpërndau një video të saj duke bërë twerk (kërcim në mënyrë provokuese që lëviz të pasmet) në TikTok, ndërkohë që kritikët thonë se incidenti zbulon një kulturë të thellë të mizogjinisë në vend.

25-vjeçarja Lucy Maino, e cila ka shërbyer edhe si kapitene e ekipit të futbollit të grave në Papua Guinea e Re, u përball me ngacmime të mëdha në internet pasi publikoi videon duke bërë twerk në TikTok.

Megjithëse videot e kësaj natyre janë të zakonshme në aplikacion, videoja tashmë e fshirë e Lucy-t u konsiderua nga kritikët si e përshtatshme për një “modele shembull”. Video u shkarkua nga llogaria private dhe u shpërnda në platformat e rrjeteve sociale dhe YouTube, ku mijëra njerëz kritikuan Lucy-n. Pas videos, asaj iu hoq kurora e Miss-it, shkruan Guardian, transmeton Demokracia.com.

“Qëllimi ynë kryesor është fuqizimi i grave. Ne jemi një platformë unike në stilin e konkursit që promovon trashëgiminë kulturore, vlerat tradicionale dhe komunikimin përmes turizmit për vendin dhe njerëzit tanë,” thanë përfaqësuesit e konkursit të bukurisë në një deklaratë. “Ne promovojmë virtytet e besimit, vetëvlerësimit, integritetit dhe shërbimit të komunitetit me një fokus paralel në arsim.”

Allan Bird, bashkëkryetare e Koalicionit të Parlamentarëve kundër Dhunës me Bazë Gjinore, denoncoi ngacmimet në internet për Lucy-n duke shkruar në rrjete sociale: “Çfarë lloj shoqërie dënon torturat dhe vrasjet e grave ndërkohë mërzitet kur një grua e re bën një video vallëzimi?”

“Unë jam e sigurt se nëse një burrë do të bënte një video në TikTok, të gjithë do të qeshnim apo edhe do ta lavdëronim atë,” tha ajo.

Lucy Maino u kurorëzua Mis Papua Guinea e Re – një rol që përfshin të veprosh si një ambasadore kulturore për vendin dhe një avokate për gratë – në vitin 2019. Ajo ka vazhduar në rol për një vit shtesë për shkak të pandemisë Covid-19. /Demokracia.com/

Të ngjashme