Sport
“Mirësevini në Ligën e Fermerëve” – Villarreali tallet pasi eliminoi Bayern Munichun nga Champions
Demokracia
11:36 | 13 Prill 2022

Share:

Villarreali e ka eliminuar Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të martën mbrëma.

“Nëndetësja e verdhë” barazoi 1:1 me Bayernin në “Allianz Arena”, mirëpo rezultati 1:0 në ndeshjen e parë bëri që të siguronin “biletën” për plasmanin në fazën tjetër.

E gjithë tema këtë javë ka qenë se si Premierliga është liga më e mirë në botë, veçanërisht pas derbit Manchester City – Liverpool.

Këto dy skuadra luajtën një barazim të shkëlqyer 2-2 të dielën pasdite, por ‘reputacioni’ i ligës pësoi një goditje të lehtë të martën, pasi Chelsea u eliminua nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i mediave sociale të Villarrealit u tall keq në lidhje me këtë temë këtë, pasi ata dhe Real Madridi kaluan në gjysmëfinale.

“Mirësevini në Ligën e Fermerëve”, shkruan faqja zyrtare e Villarrealit me ironi nw Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme