Lajme
“Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kështu tha Rexhep Selimi para nisjes për në Hagë
Demokracia
16:42 | 05 Nëntor 2023

Share:

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot tri vjet më parë u nis drejt Hagës.

Para se  të shkonte në Hagë Selimi përmes një shkrimi në tha se do të përballet me sfidën që i ishte bërë  UÇK-së, shkruan Demokracia.com.

Selimi atë ditë tha se do të kthehet me kokën lart, ndonëse e quajti padrejtësi speciale, akuzën ndaj tij dhe tre ishßkrerëve të UÇK-së.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do të kthehem po ashtu me kokën lart, sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, tha dje Selimi.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi!

Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.

Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.

Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.

Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!

Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme.

Të ngjashme