Lajme
Miratohet projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile
Demokracia
10:59 | 31 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës më 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka miratuar sot Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky projektligj është votuar bashkë me amendamentet e miratuara.

“Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile bashkë me amendamentet e miratuara”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu, më 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka miratuar sot Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky projektligj është votuar bashkë me një amandament.

“Konstatoj që me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për plotësim-ndryshimet në Ligjin për bashkëpunim juridik në çështjet penale”, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme