Lajme
Miratohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër dëshmisë së dëshmitarit
Demokracia
10:15 | 17 Prill 2023

Share:

Ka filluar në Gjykatën Speciale seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Trupi gjykues, në fillimin e seancës ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës.

“Mbrojtja e Selimit ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës”, tha fillimisht gjykatësi Charles Smith.

“Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit. Nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafet 3.16.23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi, palët duhet t’i dorëzojnë versionet e redaktuara deri të hënën”, tha Smith.

Trupi gjykues ka vlerësuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

“Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve. Nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për këto incidente”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Të ngjashme