Lajme
Miratohen ndryshimet në statutin e PD-së
Demokracia
13:37 | 02 Shtator 2023

Share:

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet në statutin e ri të partisë.

Kështu, kryetari Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i Grupit Parlamentar, kur kjo parti të jetë në opozitë.

Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar.

Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

Një tjetër ndryshim statutor që u miratua është përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera.

Pra të gjithë kandidatët e Sali Berishës të cilët në zgjedhjet e 14 majit kandiduan me Partinë e Lirisë me logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.

Kjo pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

Nga informacionet paraprake ndryshimet priten të prezantohen pas mbajtjes së fjalës nga vetë Basha.

Konkretisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.

Të ngjashme