Lajme
Ministria e Shëndetësisë rekomandon dozën përforcuese kundër COVID-19
Demokracia
11:14 | 29 Gusht 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi për medie, Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të marrin dozën përforcuese kundër COVID-19.

Sipas MSH-së, doza përforcuese ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pas vaksinimit paraprak.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë, pa ndërhyrje:

Vaksinat kundër COVID-19 u ofrojnë fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes COVID-19. Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e  radhës.

Doza përforcuese ndërkaq, ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak.

Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19.

Të ngjashme