Lajme
Ministria e Muratit ka shpenzuar vetëm dy për qind të investime kapitale
Demokracia
11:16 | 13 Prill 2023

Share:

Nga Ministria e Financave që ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale, deri tek Ministria për Kthim dhe Komunitet që për këto shpenzime ka harxhuar 98% të buxhetit.

Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati përgjatë vitit 2022 e ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Kështu ka zbuluar Instituti GAP nga të dhënat e saj.

Institucioni që menaxhon me Industrinë dhe Ndërrmarrësinë sipas GAP-it, ka shpenzuar vetëm 16% të buxhetit për investime kapitale.

Më pas renditet ministria e Artane Rizvanollit, do të thotë ajo e Ekonomisë që për shpenzimet kapitale ka harxhuar 38% të buxhetit.

Deri sa Ministria e Kulturës ka shpenzuar 40 për qind të buxhetit për investime kapitale.

Më të njëjtën përqindje, do të thotë me 40% qëndron edhe Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Instituti GAP më tej zbulon se Ministria e Mjedisit dhe Ambientit që drejtohet nga Liburn Aliu ka shpenzuar 55% për shpenzimet kapitale.

Me vetëm një përqind më shumë, 56, për shpenzimet kapitale ka shpenzuar ministria e Arben Vitisë.

Bashkëpartiaku i këtij të fundit, Xhelal Sveçla, ka shpenzuar 64% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Derisa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që drejtohet nga Elbert Krasniqi ka harxhuar 67% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Me përqindjen të njëjtë, do të thotë me 67, qëndron edhe Ministria e Arsimit të Arbërie Nagavcit.

Faton Peci, ministri i Bujqësisë, në dikasterin e tij ka shpenzuar 82% të buxhetit për shpenzimet kapitale.

Pas tij qëndron Ministria e Zhvillimit Rajonal, që udhëhiqet nga Fikrim Damka, e që për shpenzimet kapitale ka harxhuar 83% të buxhetit.

Derisa 84% të buxhetit për këto shpenzime e ka harxhuar Ministria e Drejtësisë, që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Pas saj, me më së shumti përqindje 96 përkatësisht 98 qëndrojnë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Kthim dhe Komunitet.

Të ngjashme