Lajme
Ministria e Mbrojtjes flet për dy telefonat luksozë ‘iPhone 14 Pro Max’ që i kushtuan afro pesë mijë euro
Demokracia
19:19 | 18 Prill 2023

Share:

Ministria e Mbrojtjes ka blerë, në mesin e pajisjeve digjitale të një kontrate, edhe dy telefona të markës ‘iPhone 14 Pro Max’ 1 TB, që në treg vetëm një copë kushton 2,443 euro. Nga kjo ministri kanë thënë se ata do të përdoren për nevoja të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun.

Në një përgjigje nëpërmjet e-mailit për Demokracia.com, nga ky institucion kanë thënë se këta telefona janë blerë me qëllim të zëvendësimit të aparatit fotografik.

“Telefonat janë blerë për nevojat e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun (ZMP). Telefonat janë kërkuar që të jenë të kualitetit të lartë, që të zëvendësojnë punën e një aparati fotografik dhe të një kamere televizive në rrethana të caktuara dhe kushte të terrenit”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes për Demokracia.com.

Përveç telefonave, nga kjo kontratë do të blihen edhe aparatë fotografikë, laptopë për montimin e videove, kompjuterë, dronë për terren, video kamera, etj.

Sipas dosjes së kontratës të publikuar në KRPP, këto pajisje do të blihen për nevojat e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, tenderin për “Furnizim me pajisje digjitale për nevojat e ZMP-së MM-së”, e ka fituar kompania “INFINITT” SH.P.K.

Për këtë kontratë, ministria ka dhënë hiç më pak se 59 mijë e 487 euro. /Demokracia.com/

DOKUMENT| S’ndalet luksi në Qeverinë Kurti, Ministria e Mbrojtjes blen edhe Iphone 14 Pro Max në kontratën rreth 60 mijë euro për pajisje digjitale

Të ngjashme